Mërgim Vojvoda ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”, gjatë kësaj mbrëmje.
Vojvoda i cili luan si mbrojtës krahu tek Torino, këtë fundjavë zhvilloi paraqitjen e 100-të me klubin e tij shkruan Arbresh.info.
Perveç që foli lidhur me arritjen e tij me klubin Italian, ai shtoi disa fjalë edhe për kombëtaren e Kosovës ku theksoi se brenda grupit janë 20 lojtarë cilësorë e jo vetëm 11.
“Ne presim që të ketë ndryshime dhe ne e dimë kualitetin që kemi, ne kemi kualitetin që të kualifikohemi por kemi parë që vetëm talenti nuk mjafton për tu kualifikuar, ne duhet të mësojmë nga përfaqësuese si Maroku. Ne kemi më shumë se vetëm 11 lojtarë të cilët mund të na ndihmojnë që ndoshta të kualifikohemi për kampionatin botëror. Normalisht, do të thotë shumë trajneri se kush do të jetë, por mendoj sa duhet struktura dhe disiplina e skajshme. Ne kemi shumë cilësi brenda grupit, ngase nuk jemi vetëm 11 lojtarë por 20 super lojtarë ”, theksoi Mërgim Vojvoda.
Kujtojmë që Mërgim Vojvoda është një pjesë shumë e rëndësishme e Dardanëve, teksa është pjesë e Kosovës që nga viti 2018./Arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?