Mërgim Vojvoda ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 31-të në Serie A.
Vojvoda është vlerësuar lartë nga “WhoScored” në ndeshjen e kësaj jave që Torino e fitoi 0:1 në udhëtim te Salerntiana.
Reprezentuesi i Kosovës e luajti tërë ndeshjen, teksa u vlerësua me notën 8.3.
Nga vlerësimet që “WhoScored” bën për çdo pozitë, Vojvoda u vlerësua më së larti në krahun e majtë të mesfushës.
Kësisoj, futbollisti nga Skenderaj zuri vend në 11-shen më të mirë në elitën e futbollit italian. /GE/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...