Futbollisti, Mërgim Vojvoda, është i vetëdijshëm për këto mundësi, por për momentin është i fokusuar vetëm tek “Granata”, shkruajnë mediat nga Kosova.
Kosovari është bërë objektiv i disa skuadrave pas paraqitjeve pozitive të sezoneve të fundit me Torinon.
Mediat italianë shkruan ditë më parë se përfaqësuesit kosovar ia kanë vënë syrin dy klubet e njohura ruse, Lokomotiv Mosca e Spartak Mosca, ndërsa informacione për të ka kërkuar edhe Udinese në Itali.
Sidoqoftë, mbrojtësi i krahut, i cili ka kontratë me klubin e Serie A deri në vitin 2024, i ka idetë e qarta rreth së ardhmes.
“Unë jam mirë në Torino dhe ndihem gjithmonë e më mirë. Me trajnerin Juric kam mësuar dhe gjithmonë ka shkuar gjithçka mirë”, u shpreh Vojvoda për “DAZN” pas barazimit pa gola kundër Cagliarit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, e njëherësh i atij të majtë, e ka komentuar edhe këtë ndeshje.
“Cagliari e bëri një lojë të ngjeshur, sidomos prapa, që ishte vështirë të depërtonim. I krijuam disa raste dhe na mungoi veç goli. Ne e dinim se ata do të vendoseshin kështu në fushë, prandaj edhe nuk prisnim se do të fitonim 5:0. Provuam të gjuanim edhe nga distanca, por nuk shkoi mirë”, përfundoi futbollisti drenicas.
28 vjeçari kishte shënuar gol javën e kaluar në Kupën e Italisë, duke i dhënë fund pritjes prej dy vjetësh pa realizuar.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...