Mesfushori 24 vjeçar, Mërgim Pefqeli i lindur në kryeqytet ka vazhduar sërish kontratën me Prishtinën e cila i skadoi pas ndeshjeve ndërkombëtare.
Do të jetë ky viti i tretë që Pefqeli do të mbroj ngjyrat e Prishtinës, klub ky amë i Mërgimit pasi që tërë shkollën e futbollit e kreu në klubin bardhekaltër.
Pefqeli për dy vite me Prishtinën ka luajtur 59 ndeshje zyrtare (28 titullar) duke shënuar shtatë gola (një prej tyre në Evropë) dhe duke dhënë dy asistime.
“Që të vazhdoj kontratën me Prishtinën s’ka qenë aspak vështirë.Është klubi im i fëmijërisë, klubi i zemrës dhe jam rritur me këto ngjyra”.
“Por, edhe atmosfera e mirë në klub dhe duke i ndjerë borxhli për mos shpalljen kampion në edicionin e kaluar, atëherë duhet larë atë borxh si para drejtuesve të klubit, dashamirëve, qytetit e në veçanti “Plisave” që më në fund të shpaguajmë besimin dhe të sjellim titullin në kryeqendër”, ka thënë Pefqeli për faqen e klubit.
Për Pefqelin kanë qenë të interesuar disa klube si Drita, Llapi, Gjilani dhe Ballkani.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit