Mërgim Mavraj i ka dhënë fund aventurës me Ingolstadtin, duke nënshkruar me skuadrën e re.
Kapiteni i kombëtares shqiptare ka vendosur të rikthehet te skuadra e Greuther Fürth që garon në ligën e dytë gjermane.
33-vjeçari ka qenë pjesë e Greuther Fürthit në vitett 2011-2014, teksa më pas u transferua te Kolni
Pas dështimit me skuadrën e Ingolstadtit, e cila ra në kategorinë e tretë gjermane, mbrojtësi i Shqipërisë do të kërkojë të rikthehet në formën e dikurshme.
Mavraj iu bashkua Ingolstadtit në gjysmën e dytë të sezonit, pasi më herët ishte pjesë e Aris Saloniki në kampionatin grek.
Me Greuther Furthin, shqiptari ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij në shtëpi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
https://twitter.com/kleeblattfuerth/status/1143784091487223808
https://twitter.com/kleeblattfuerth/status/1143866107020922881
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit