Mërgim Mavraj është një nga shtyllat e kombëtares sonë kuqezi. Ai ka mbyllur një sezon problematkc në Bundesliga, teksa u përzu nga skuadra e parë e Hamburgut për te të rinjtë dhe tashmë duhet të gjejë një “strehë” tjetër për të vazhduar karrierën.
Si një besimtar musliman i devotshëm, Mavrajn e kemi parë gjatë pushimeve edhe në Mekë, por asnjëherë në plazh, me një femër përkrah, siç ndodh rëndom me futbollistët e tjerë, që janë në qendër të vëmendjes.
Siç thotë edhe “Prive.al”, për jetën e tij private flitet fare pak. Por, ky medium kosovar, me qasje në këtë drejtim, thotë se ka zbuluar të reja për qendërmbrojtësin kuqezi. Ja shkrimi i plotë i “Prive.al”: “Ndonëse aktiv në rrjete sociale, ku ndan detaje nga përditshmëria e tij dhe familja, futbollistin Mërgim Mavraj nuk e kemi parë krah një femre.
Sidoqoftë, kjo s’do thotë që nuk ka pasur risi në këtë pjesë. Tash e një kohë të gjatë, futbollisti është në një lidhje me një gjermane. “Raporti i tyre ekziston që disa vite”, – i ka thënë burimi në fjalë “Prive.al”. Ne kemi arritur ta sigurojmë edhe një foto ekskluzive të çiftit, të cilën ua sjellim më poshtë. Lajm jo shumë i mirë ky për fanset e futbollistit”.
Ndërkohë, në vitin 2016, pak para Europianit të Francës, Mërgim Mavraj, i pyetur nga “Bild” nëse ka një të dashur, është përgjigjur: “Jo! Ka shumë gra të shkëlqyera. Por, është gjithashtu po aq e vështirë të gjesh atë të duhurën. Unë jam shqiptar, i rritur në Gjermani. Unë mendoj si gjerman, por kultura ime shqiptare nuk më lë të qetë”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...