Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, mendon se për tifozët shqiptarë, renditja para Maqedonisë në grupin e eliminatoreve të Botërorit 2018 ishte më e rëndësishme se kualifikimi në këtë aktivitet.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, Mavraj ka folur edhe për Hamburgun, ecurinë e kësaj skuadre në sezonin e ri dhe ndjesitë që ka kur sheh ish-ekipin e tij, Këlnin, teksa bëhet gati për të marrë pjesë në Ligën e Europës.
Tre ndeshje, gjashtë pikë. Sa skuadër e mirë është Hamburgu?
Nëse ka pasur shumë oscilacione në sezonet e kaluara, ku mundnin Hofenhajmin në ditët e mira dhe mundeshin nga fati i keq nga Darmshtad, tani jemi më stabël. Edhe në humbjen 2-0 përballë Lajpcig, si skuadër u paraqitëm mirë. Ka frymë të vërtetë skuadre. Sigurisht që do të ketë edhe ulje-ngritje. Por objektivi jonë do të jetë që të kemi sa më pak zhgënjime. Unë shoh një skuadër e cila në fushë punon shumë, shumë mirë.
A është ky një zhvillim i juaji që ka zgjatur disa muaj?
Po. Që nga momenti që kam ardhur këtu kam ndjerë progres. Ne, si skuadër, nuk e lëmë veten të dalim nga rruga që kemi nisur dhe faktorët e jashtëm tani nuk luajnë më një rol të madh.
Cila është arsyeja?
Tani fokusi bie mbi skuadrën dhe mbi atë që mendon skuadra. Çdo lojtar ka ndjesinë se është i rëndësishëm për trajnerin. Çdokush e di se duhet të ndihmojë tjetrin dhe çdo shok skuadre është një mik. Nëse i beson një profesionisti, bëhesh më i mirë, përcjell Panorama. Nuk ka asnjë sekret këtu.
Presing i fortë, por pak përpjekje për të luajtur topin. A është ky Hamburgu i vitit 2017?
Futbolli ka ndryshuar. Nuk është tashmë e zakonshme që çdo skuadër të ketë një Diego në rolin e organizatorit duke luajtur me pasime. Thuajse asnjë skuadër nuk e ka më. Tani është e rëndësishme të luash edhe pas linjës së topit, edhe për klube të mëdha si Borusia Dortmund, Lajpcig apo Hofenhajm.
Çfarë gjëje tjetër karakterizon skuadrën?
Lojtarët e skuadrës mendojnë dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo na shpëtoi në sezonin e kaluar. Nëse gjëra të tilla funksionojnë për shumë muaj me radhë, mund të thuash se kjo është ADN-ja e skuadrës. Afrimet e reja janë përshtatur në mënyrë perfekte. Ata e përfaqësojnë më së miri këtë ADN.
Aktualisht keni vetëm 15 lojtarë profesionistë në gjendje të mirë shëndetësore, a nuk është skuadra shumë e vogël?
Kur unë erdha në dimër, ekipi ishte i madh dhe të gjithë thanë se ishte shumë i madh. Tani thonë se skuadra është e vogël. Skuadra ka treguar në të kaluarën se mund ta kalojë këtë situatë. Kjo është një mundësi shumë e madhe për ata që duket sikur janë larg mundësisë për të luajtur. Çdo futbollist ka një shans real për të zbritur në fushë.
Si ndjehesh me shumë talente që stërviten në fushë përkrah teje?
Një lojtar i ri sot nuk është si një lojtar i ri 10 vite më parë. Kur je 20 apo 21 vjeç, sot stërvitesh në maksimum, ndjen vështirësinë e konkurrencës, në mënyrë që të jesh kurdo i gatshëm të luash në Bundesligë. Nuk do të frikësohesha aspak nëse ndonjë nga djemtë do të luante kundër Hanoverit.
Të enjten, ish-klubi yt, Këln, do të luajë në Europë kundër Arsenalit. A të vjen keq që nuk je atje?
I kam zili, por nuk do të ndërrohesha me ta. Hamburgu është klub tërheqës dhe nuk jam i vetmi që e shoh kështu. Lojtarët nga jashtë duan që të vijnë te Hamburgu. Dhe këtu ndjehem si në një vend tjetër. Këtu më morën si lider.
Në vitin 2016 ishit pjesë e Kampionatit Europian me Shqipërinë. Ndërsa do të humbni Botërorin 2018 në Rusi…
Ia kishim frikën një gjëje të tillë. Grupi me Italinë dhe Spanjën ishte brutal. Ndonëse shpresonim për më shumë, jemi të kënaqur me vendin e tretë në grup. Ky është një sukses i madh për vendin tonë. Më i rëndësishëm se kualifikimi, për njerëzit tanë ishte që të renditeshim para Maqedonisë. Këtë e realizuam. Por do të më pëlqente shumë që të luaja në Euro 2020.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...