Mërgim Berisha i ka kushtuar golin e tij Kosovës.
Sulmuesit me prejardhje nga Kosova, i ka rastisur fati të ketë ndeshje kampionale në Austri ditën e shtune (17 shkurt), në ditën e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Berisha ia doli të shënojë në minutën e fundit të ndeshjes të cilën skuadra e tij Lask e fitoi 2:0 ndaj Altach.
Festimi i golit të tij, iu dedikua Kosovës, ku sulmuesi festoi duke shfaqur me duar numrin dhjetë, aq janë vite të pavarësisë së Kosovës.
Mërgim Berisha është 19 vjeçar, luan në elitën e futbollist austriak te skuadra e Lask, ku është i huazuar nga Salzburg. Ai ende nuk ka vendosur për shtetin që do të përfaqësojë në arenën ndërkombëtare, ku ka të drejtë të përzgjedh mes Kosovës, Shqipërisë dhe Austrisë./Lajmi.net/
https://www.facebook.com/MergimBerishaOfficial/videos/2038712673057224/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...