Shumë njerëz jetojnë një fazë të dytë të jetës së tyre pas hyrjes në burg, siç është rast i ish-futbollistit të Manchester City-t, Benjamin Mendy. Ish-mbrojtësi i majtë i kombëtares franceze të futbollit u akuzua për përdhunim deri në gjashtë raste dhe në një rast për sulm seksual. Pasi ranë të gjitha akuzat, lojtari po përjeton një problem tjetër rrezikun e falimentit.
Mbrojtësi aktual i Lorientit në Ligue 1 duhet të përballet me një borxh tatimor prej më shumë se 900,000 euro. Për të shpëtuar nga ky borxh, ka menduar të shesë rezidencën e tij në Cheshire.
Bëhet fjalë për një shtëpi luksoze që ai e vlerësoi fillimisht pesë milionë stërlina, por kur nisën problemet serioze financiare, i është dashur ta ulë disafish çmimin.
Rezidenca përbëhet nga më shumë se 1000 metra katrorë dhe një truall që i kalon 7000 metra katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi, një dhomë kinemaje, sallon, dhomë lojërash, spa, pishinë dhe një palestër.
Megjithatë, lojtari francez është i detyruar ta shesë që të mos shkojë në falimentim fiskal. Sipas gazetës “The Sun”, HM Revenue and Customs ka paraqitur një kërkesë falimenti tatimor kundër lojtarit për një borxh prej më shumë se 920,000 eurosh.
Ish-lojtari i Manchester Cityt është detyruar të ulë çmimin e shtëpisë në 860 mijë euro, pra më shumë se katër milionë euro më pak se çmimi fillestar. Problemet e tij me gjykatat gjatë gjithë këtyre viteve duket se e kanë falimentuar ekonomikisht./ss
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...