Menduan se erdhi Ronaldo, ja kush ishte brenda në Bugatti

15:45 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Një ngatërresë e vogël ka ndodhur ditën e djeshme në qendrën stërvitore të Real Madridit ku thuhej se do të mbërrinte Ronaldo për herën e tij të fundit në këtë klub.

Për më shumë këto spekulime janë shtuar në çastet ku një Bugatti Chiron mbërriti në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Të gjithë kujtuan se ishte makina e Cristiano Ronaldos megjithatë në brendësi të makinës luksoze nuk ishte Ronaldo por Benzema që mesa duket ka marrë makinë të njëjtë si ajo e portugezit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme