Ish mesfushori i Barcelonës, Gaizka Mendieta ka lavdëruar gjigantin katalunas për transferimin e Philippe Coutinhos.
Barcelona pagoi 160 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit dhe Mendieta beson se çmimi ishte i drejtë, transmeton portali arbresh.info.
“Coutinho? Mirë, nëse shikojmë në anën financiare të marrëveshjes, këto janë çmimet këto ditë. Një ton të hollash janë në futboll dhe çmimet e lojtarëve janë rritur gjithashtu. Në përgjithësi janë rritur çmimet dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me futbollin”, ka thënë Mendieta për L’Equipe.
“Çmim i drejtë? Shiko, nëse dëshironi një lojtar të talentit të tij atëherë po, ju duhet të paguani këtë lloj çmimi. Coutinho ishte një lojtar i mrekullueshëm në Liverpool dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të shpenzoi një tarifë të tillë për të marrë atë. Unë mendoj se ai do të bëjë gjëra të mrekullueshme te Barcelona”
Coutinho është shfaqur në 25 ndeshje këtë sezon te Liverpooli dhe Brazili brenda të cilave ka shënuar 15 gola dhe ka krijuar tetë asistime.
Tani, mesfushori do të jetë pjesë e yjeve si Lionel Messi dhe Luis Suarez kështu që statistikat personale mund të përmirësohen edhe më shumë./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...