Agjenti i Robert Lewandowski ka zbuluar se polaku e ka njoftuar Bayern Munich për dëshirën e tij, që të largohet nga klubi. 29-vjeçari ka kohë që është lidhur me një lëvizje te Real Madridi dhe për këtë ka emëruar Pini Zahavi, si agjentin e tij, në fillim të këtij viti, mes zërave që mund të largohet nga Bundesliga.
Zahavi ishte përgjegjës për ndërmjetësimin e transferimit të Neymar, prej 222 milionë € nga Barcelona te PSG, verën e kaluar. Bayern Munich ka mohuar një qasje nga Real Madridi për sulmuesin, por raportet e kanë lidhur polakun, gjithashtu, me një numër klubesh elitë të Europës, duke përfshirë Manchester United, Chelsea dhe PSG.
Lewandowski u kurorëzua golashënuesi më i mirë i Bundesligës për herë të tretë në pesë sezone, duke shënuar 180 gola në total, në fluturimin më të lartë të Gjermanisë, pasi fitoi titullin e tij të gjashtë në Bundesligë.
Zahavi beson se sulmuesi ka arritur gjithçka që mundet me Bayern Munich, pasi ka mbërritur edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për t’u eliminuar nga kampionët e Realit.
“Robert mendon se ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierën e tij, – tha Zahavi për “Sport Bild”. – Menaxherët e Bayernit e dinë këtë”.
Pavarësisht spekulimeve të përsëritura, stafi i Bayern Munich kishte pritur që Lewandowski të qëndronte në klub, pas Kupës Botërore, me trajnerin e ri, Niko Kovac, duke marrë përgjegjësinë e drejtimit për sezonin 2018-2019.
Në fillim të majit, shefi ekzekutiv, Karl-Heinz Rummenigge, u bëri thirrje tifozëve të mos shqetësohen me mundësinë e largimit të sulmuesit, pasi ai është nën kontratë në “Allianz Arena” deri më 2021.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...