Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ishte i pranishëm në ndeshjen kampionale në mes Prishtinës dhe Drenicës.
Milot Rashica po kalon sezon fantastik në Bundesligë ku tashmë është bërë ndër futbollistët më të dalluar në kampionatin gjerman, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori ofanziv deri në vitin 2015 luante në kampionatin kosovar, prej nga Altin Lala e kishte nxjerr si një lojtar adekuat për kampionate të mëdha evropiane.
Rashica gati tri vjet me plot sukses kishte luajtur në Holandë për Vitessen, ndërsa në janar u transferuar në Werder Bremen, me të cilin klub është bërë emër i madh në Bundesligën gjermane.
Kjo duket ta ketë kënaqur menaxherin e tij, Altin Lalën. Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare tani po kërkon talente tjerë në Kosovë sikurse Milot Rashicën, i bindur se në Kosovë ka talente të mjaftueshëm.
Lala gjatë fundjavës ishte në Kosovë. Ai është parë në stadiumin “Fadil Vokrri” ku mbrëmë është zhvilluar ndeshja kampionale në mes Prishtinës dhe Drenicës (2:1). Thuhet se menaxheri i Rashicës ka ardhur për të kërkuar talente tjerë, por nuk dihet nëse ndonjë i ka rënë në sy, apo nëse ka ardhur ekskluzivisht për ndonjë emër që ta përcjell nga afër.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...