Mbrëmë boksieri i njohur shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi luftoi kundër gjermanit, Dominic Boesel. Përkundër që Krasniqi e dominoi ndeshjen gjatë tërë kohës, gjyqtarët çuditërisht fitoren ia dhanë gjermanit.
Me këtë rezultat pas ndeshjes u shprehë i dëshpëruar Haxhi Krasniqi i cili tha se nuk ishte e drejtë vendimi i gjyqtarëve.
Për shkak të kësaj humbje, titulli i kampionit të botës e mori Dominic Boesel. Që nga mbrëmë është përfolur për një ndeshje të tretë.
Në lidhje me ndeshjen e mbrëmshme dhe mundësin për një ndeshje të tretë, Indeksonline ka kontaktuar me menaxherin e Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj.
Dreshaj ka treguar se vendimi i gjyqtarëve ishte skandaloz dhe se ata që nga fillimi ishin të bindur për t’ia dhënë fitoren Boeselit vetëm nëse qëndron në këmbë.
“Rezultati ka qenë skandaloz, gjithkush e ka parë se 3 gjyqtarët, edhe pse nga një anë ne i kemi marrë pikët, qëllimi ka qenë që nga fillimi me ja jep fitoren Boeselit ai ka pasur vetëm me qëndru në këmbë, kjo u pa shumë qartë.”
“Pastaj u pa edhe prej gjyqtarit në ring, i cili i shënoi minimum 20 goditje pas koke, u mundua ta qortoj 2-3 herë nuk e dënoj asnjëherë. Është dashur minimum 2 ose 3 herë me i hekë pikë për shkak të goditjeve pas kokës. Hajt e bënë 1 herë por kur ta bën 2 e 3 herën të njëjtin gabim që është ilegal duhet me u dënu me 1 pikë, ato janë rregullat e boksit në krejt botën, ai nuk e bëri asnjëherë. Domethënë ekipa e gjykatës ka qenë qartë me Boeselin e kanë pas qëllimin me fitu ai vetëm nëse qëndron në këmbë dhe atë e arritën”, u shprehë Dreshaj.
Tutje, menaxheri i Robin Krasniqit u shprehë se Boselit mbrëmë iu fal titulli dhe paralajmëroi se mund të ketë ndeshje të tretë.
“Me siguri po, ne nuk mundemi me lënë ashtu, se atij titullin ia falën, nuk e fitoj, këtu është problemi. Titullin e falur s’mundesh me mbajt gjatë. Robini ka me mposht Boeselin në çdo kohë, s’ka lidhje ku boksojnë dhe kur, gjithmonë ka me dal fitues real, se çka vendosin gjyqtarët është tjetër gjë, atë duhet me pa.”
“Është e mirë se çdo kush që ka qenë në sall ose 80 deri 90 përqind të shikuesve kanë qenë me Robinin. Edhe vet komentatori i televizonit gjerman i ARD e ka fitoren e Robinit dhe shumë e shumë ekspertë që kemi folur, e kemi biseduar mbrëmë, të gjithë e kanë parë Robinin përpara, e shohin si kampion. Tifozët janë mbledh tek hoteli pas ndeshjes dhe e kanë pritur si kampion e kanë festuar dhe uruar. Domethënë prej humbjes, s’kemi parë asgjë vetëm rezultatin që e kanë shpallur gjyqtarët skandaloz”, tha Luan Dreshaj.
Rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme si kontravers e pa edhe mediumi më i madh gjerman “Der Spiegel”
“Dominic Bösel mposhti Robin Krasniqin në mënyrë kontroverse në pikë”, kështu është titulli i mediumit gjerman pas ndeshjes së mbrëmshme
“Vendimi u përshëndet me fishkëllima nga shumica e tifozëve, pasi Krasniqi ishte boksier më i mirë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “Der Spiegel”.
Po ashtu edhe shumë mediume në Gjermani e kanë si të padrejtë atë që i është bërë Robin Krasniqit mbrëmë.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...