Klubi i futbollit Liria e Prizrenit ka zgjedhur çështjen e saj, pasi drejtimi i klubit i është besuar Rahman Kiqes.
Prizrenasit synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës, aktualisht janë në pozitën e dytë me 32 pikë pas 21 jave në Ligën e Parë të Kosovës , Grupi A.
Komisioni për dhënien në menaxhim të KF Liria, ka vendosur që Raman Kiqe-KA-Sportmanagment, të shpallet fitues. Kiqe njihet si menaxher futbolli, me njohje të rëndësishme në futbollin turk.
“Qemal Krasniqi, kryetar, njoftoi në emër të Komisionit për punën e bërë deri më tash, procedurat dhe gjithë angazhimin për këtë proces, me ç’rast falënderoi edhe DKRS-në, për ndihmën e dhënë në këtë rast”.
“Vendimi u bë publik, sot në një konferencë shtypi, ku krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe z.Mirsad Çollaku, anëtar i KE të FFK-së dhe kryetar i LRF në Prizren”.
“Me dt.14.04.2022 në ndërtesën e Kuvendit Komunal, para anëtarëve të Komisionit të KF Liria, lidhur me Thirrjen Publike, dt.31.03.2022, ofertat i kanë paraqitur dy aplikuesit: z.Agim Buduri dhe z. Raman Kiqe”.
“Ata, kanë shprehur interesim në këtë Thirrje, për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria. Prezantimi u bë një nga një, nga pjesëmarrësit në këtë Thirrje Publike, ku të njëjtit shpalosën programin dhjetë vjeçar (2022-2032), duke u përgjigjur edhe në pyetjet shtesë të anëtarëve të Komisionit, tha mes tjerash Qemal Krasniqi, në konferencën për shtyp”, thuhet në komunikatën e klubit.
Pas përfundimit të paraqitjeve të plan-programeve zhvillimore dhe atyre financiare, Komisioni 6-të anëtarësh vlerësoi në këtë mënyrë: 1. Agim Buduri 392 pikë dhe 2. Raman Kiqe 566 pikë.
“Pra, fitues u shpall Raman Kiqe – KA-Sportmanagment që mblodhi 566 pikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...