Edhe Menaxheri i Përgjithshëm i skuadrës së Dritës, Jetmir Salihu ishte i ftuar në emisionin ‘Zona Gol’, ku tregoi për përgatitjet dhe atmosferën në kampin gjilanas, para ndeshjes deçizive të Vala Superligës.
‘Zona Gol’: Si është situata te Drita, para kësaj ndeshjeje?
Salihu: Prej dy ditësh jemi grumbulluar në Pejë dhe atmosfera është mjaft e mirë. Jemi të qetë dhe të gatshëm për të bërë më të mirën dhe për të marrë titullin kampion nesër.
‘Zona Gol’: Si është situata me dëmtimet?
Salihu: Gjendja është mjaft e mirë dhe të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm. Pati pak dyshime mbi Kastriot Rexhën, por edhe ai është rikuperuar totalisht dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës.
‘Zona Gol’: A është Drita nën presion, për shkak të komoditetit që i jep renditja aktuale
Salihu: Unë besoj se Drita ka pjekurinë e duhur për të menaxhuar këtë situatë. Edhe në këtë ndeshje, si në të gjithë të tjerat, do të futemi në fushë për të fituar. Nuk humbim që nga Nëntori i kaluar, pra prej 29 ndeshjesh dhe do të vijojmë të mbetemi të pathyer. Ne kemi lojtarë me shumë eksperiencë në skuadër, 70% e të cilëve kanë dalë kampionë më përpara dhe dinë si të sillen në situata të tilla.
‘Zona Gol’: Pavarësisht ndeshjes së nesërme, do të luani në Europë. A jeni përgatitur për këtë?
Salihu: Synimi ynë që në fillim ka qenë të dalë në Europë, por ecuria e mirë na ndihmoi të synojmë titullin, te i cili besojmë shumë. Më pas do të nisim të mendojmë për përgatitjet për kupat e Europës.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit