Lautaro Martinez vazhdon të kërkohet nga Barcelona.
Bisedimet e Barcelonës me Interin për transferimin e Lautaro Martinez nuk kanë ngecur.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se menaxherët e sulmuesit argjentinas pritet të takohen sot me drejtuesit e Interit për të diskutuar për statusin e futbollistit në klub, transmeton lajmi.net.
Pas përfundimit të këtij takimi, ata do të fluturojnë për në Barcelonën për të biseduar me klubin katalan.
Takimi i parë në Milano nuk do të diskutojë vetëm për transferimin e mundshëm në Barcelonë por edhe mundësinë e vazhdimit të kontratës në Inter.
Deri më tani, ylli argjentinas ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza për shkak të interesimit nga Barcelona. /
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet