Futbollisti Lirim Mema, ka konfirmuar largimin nga kampioni i Kosovës, Drita, me të cilit kishte kontratë deri në vitin 2021.
Mema në një intervistë për arbresh.info, tha se nuk është ndarë i kënaqur me këtë edicion në anën individuale.
“Unë personalisht jam shumë i pakënaqur me këtë edicion, mirëpo klubi është më i madh se lojtarët, kështu që ishte mirë, arritëm të jemi kampionë dhe kjo ishte dhuratë për Intelektualët”, deklaroi mbrojtësi i krahut të djathtë fillimisht.
Ai gjithashtu ka zbuluar arsyen pse u largua nga Drita, duke theksuar se klubi nga Gjilani i premtoi minutazh, por nuk e mbajtën fjalë duke mos i dhënë shansin që ta tregojë vetën.
“Arsyet pse u largova janë të thjeshta. Kur erdha këtu më është premtuar që do të luaj dhe klubi me shihte si lojtar me perspektivë që të me shesë në Evropë. Mirëpo, nuk doli ashtu edhe gjërat ndryshuan edhe trajneri vendosi që të mos kem asnjë rast ku mund të tregojë vetën”, u shpreh Mema.
“Kështu që vendosa të mos rri në stol dhe të vazhdojë karrierën te ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi ai.
Mema tha se do t’i bashkohet ndonjë skuadre që do ta vlerësojë dhe ta përmirësojë sa më shumë.
“Në të ardhmen dua të luaj me një klub, i cili me vlerëson si futbollist dhe ku mund të rritem sa më lartë”, vazhdoi ai.
Në fund, lojtari konfirmoi se është në skuadra me shumë skuadra, disa prej tyre nga Kosova, kurse ka oferta të shumta nga jashtë vendi.
“Po, jam në bisedime me disa ekipe. Kam pasur oferta prej skuadrave nga Kosova, gjithashtu shumë oferta kam pranuar edhe nga jashtë vendi”, përfundoi ai.
Së shpejti pritet të kuptohet e ardhmja e futbollistit Lirim Mema./E.Bytyqi /arbresh.info.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...