Felipe Melo ka reaguar pas fitores ndaj Santos, në kuadër të finales së Copa Libertadores.
Në Maracana u luajt një ndeshje e zjarrtë ndërmjet gjigantëve brazilianë, Palmeiras dhe Santos, të cilët u ndeshën në finale të Copa Libertadores, transmeton lajmi.net.
Heroi i takimit ishte Breno, i cili hyri në lojë në minutën (85′) dhe shënoi gol në minutën (90+9), duke ja siguruar fitoren skuadrës së tij.
Kjo ishte hera e dytë në histori të Palmeiras, që klubi arrin të fitojë trofeun prestigjoz të Copa Libertadores. Hera e parë që skuadra braziliane triumfoi në turne ishte viti 1999.
Pas ndeshjes, njëri nga protagonistët kryesorë, Felipe Melo, reagoi në rrjetin e tij social, Instagram, ku falenderoi të gjithë, nga punëtori më i thjeshtë deri tek presidenti i skuadrës.
“Falënderohem, kjo është fjala e duhur, falënderoj për zotin që më dha atë moment unik dhe falënderoj të gjithë njerëzit që ëndërruan, për punonjësit, nga portieri, kuzhinieri e deri tek presidenti”, tha ai.
“Ishte një ëndërr që u bë realitet, unë gjithmonë ëndërroja të fitoja Copa Libertadores, dhe sot zoti më dha këtë dhuratë, shumë besim, shpresë, punë, luftë, dhimbje, shumë dhimbje, por ia vlejti”, tha Melo.
“Mirënjohje për familjen time, gruan time, Roberta, fëmijët e mi, prindërit, miqtë, të gjithë tifozët e skuadrës dhe të gjithë ata që më mbështetën. Ne fituam, edhe kjo kupë është e jona. Le të festojmë, të brohorisim, por unë tashmë po mendoj për kupën e botës”, përfundoi Felipe Melo.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...