Kombëtarja e Meksikës ka fituar Medaljen e Bronztë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Ka qenë një ndeshje spektakolare mes Meksikës dhe Japonisë për vendin e tretë, ku në fund Kombëtarja nga Amerika Latina ka triumfuar më lehtë se që është pritur.
Vetëm pas 13 minutave lojë, Meksika kaloi në epërsi kur realizoi mesfushori Cordova për 1-0.
Cordova ishte fantastik, derisa asistoi nëntë minuta më vonë për mbrojtësin Vasquez i cili realizoi për 2-0.
Me epërsinë prej dy golave të meksikanëve u mbyll pjesa e parë.
Mesfushori Cordova përsëri doli në skenë në pjesën e dytë me një tjetër asistim, ku kësaj radhe shërbeu mirë sulmuesin Vega që realizoi për 3-0.
Krejt çfarë bën japonezët ishte goli i nderit i realizuar nga zëvendësuesi Mitoma.
Kësisoj Meksika fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike, derisa në finalen e madhe përballen Brazili me Spanjën. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...