Mehmet Kurda, trajneri që po i sjellë “diamantë” futbollit kosovar

09:23 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në Kosovë ka shumë talentë në sportin e futbollit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Përfaqësueset e Kosovës nga grupmoshat më të reja e deri tek reprezentacioni A po korrin suksese në arenën ndërkombëtare, ku po ndihmojnë shumë në promovimin e shtetit dhe sportit kosovar, shkruan GazetaBlic. Një meritor i madh për arritjet e Kosovës në sportin e futbollit padyshim se është edhe trajneri i njohur, Mehmet Kurda, i cili me punën e palodhshme i sjell Kosovës talentë.

Mehmet Kurda ka punuar me Milot Rashicën, i cili sot luan për Përfaqësuesen A dhe skuadrën e madhe gjermane, Werder Bremen dhe njihet si një super lojtar në tregun evropian.

Trajneri beson se nuk do të ndalet dhe do të ndihmojë Kosovën edhe me shumë talentë tjerë në të ardhmen.

“Ne si shkollë e futbollit e cila funksionon që nga viti 2005 dhe merr pjesë në gara te rregullta me grupmoshat e reja në Lidhjen Rajonale të Prishtinës dhe në kuadër të FFK-së ndihemi mjaft krenar që i kemi dhënë Kosovës futbollistë si Milot Rashica, e poashtu edhe në gjeneratën U-17 futbollistë si Milot Avdyli, Leuart Avdyli dhe Hajdin Salihu të cilët në kualifikimet e fundit në Qipro kanë zënë vendin e parë dhe ishin mjaft të dalluar në këtë kompeticion”, tha fillimisht Kurda për gazetën.

Milot Avdyli në ndeshje kundër Zvicrës ku Kosova arriti fitore ishte lojtari me i dalluar, ndërsa kundër Qipros arriti të shënoj golin e fitores. Kosova në fund zuri vendin e parë në grup.

“Poashtu edhe tek gjenerata U-19 kemi dy futbollistë që kanë dal nga shkolla jonë e këta janë Muhamet Hyseni dhe Gent Musa. Të gjithë këta futbollistë kanë kualitete të mjaftueshme që në të ardhmen të luajnë në klube të mëdha brenda Kosovës e poashtu edhe në Europë”, përfundoi Kurda.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme