Google ADS

Megjithatë, Peja në çerekfinale të Ballkan Ligës pasi Karposi lëshoi parketin ndaj Teodos

21:56 | 22 Shkurt 2017
Arbresh Info

KB Peja përkundër humbjes nga Kumanova në udhëtim ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës Ballkanike.

Telegrafi ka siguruar informacione se KB Peja tashmë po feston kualifkimin në çerekfinale të Ligës Ballkanike, përkundër humbjes për katër pikë nga Kumanova para pak momentesh.

Kjo pasi që Liga Ballkanike në faqen zyrtare ka konfirmuar se Peja ka siguruar pozitën e dytë në grupin e dytë të fazës së dytë të kësaj gare.

Ndodhi kjo pasi ndeshja mes Karpos Sokolit dhe Teodos në Shkup u ndërpre me 2 minuta e 42 sekonda të mbetura në çerekukn e tretë pranë rezultatit 60-61, kur trajneri i Karposit, Dragan Nikolic, urdhëroi ekipin e tij të lëshojë parketin në shenjë pakënaqësie, shkruan Telegrafi.

Gjyqtarët e këtij takimi shpallën fitues Teodon dhe me automatizëm e kualifikuan edhe KB Pejën në fazën tjetër të Ligës Ballkanike.

Kështu pas një jave ndaj Teodos në shtëpi Peja ka një duel prestigji, pasi vetëm se është kualifikuar por duhet t’i gëzojë tifozët dhe të kthejë besimin e tyre në palestrën Karagaçi drejt historisë për të fituar Ligën Ballkanike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme