Google ADS

Medon Berisha dhe Amir Abrashi emra befasues në listë, Sylvinho ka disa fjalë të mëdha për të dytë

17:05 | 27 Maj 2024
D.H

Sylvinho publikoi për listën për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.

Braziliani befasoi me disa emra ndër ta kanë qenë dyshja e mesfushës Medon Berisha dhe Amir Abrashi.

Medon Berisha është produkt i Shqipërisë U-21 ku ka qenë kapiteni i grupmoshave të reja të kombëtares.

Teksa Amir Abrashi është lojtari me shumë përvojë i cili ka qenë pjesë edhe e Evropianit historik të Shqipërisë në vitin 2016 në Francë.

Në konferencë për media braziliani Sylvinho pati fjalë të mëdha për të dytë.

“Nuk ka qenë zgjedhje e lehtë për mua dhe për të gjithë lojtarët. Pashë listën e Spanjës, të gjithë janë në vështirësi. Parapëlqej të flas për Abrashin, i vetmi që ka luajtur në Evropian në 2016 ma jep përvojën dhe grintën që karakterizon këtë skuadër. Kemi një vit që e ndjekim Medon Berishën, dhe pas një punë të shkëlqyer që po bën që nga U-21 kemi vendosur ta thërrasim. Berisha do ta japë përgjigjen e tij në fushën e lojës”, tha Sylvinho.

Shqipëria ndodhet në grupin B së bashku me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme