Robert Moreno është njëri kandidati kryesor momentalisht për ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u pa duke darkuar me trajnerin spanjoll dy net më parë, ndërsa ka biseduar me të rreth mundësisë që ky i fundit t’i marrë në dorë “Dardanët”.
Moreno ishte për një kohë selektor i përkohshëm i Spanjës kur Luis Enrique kishte munguar shkaku i vdekjes së trishtë të vajzës së tij.
E tash, Moreno i ka në dorë tri opsione, përfshirë këtu atë nga Kosova, nga ekipi rus FC Sochi dhe nga ai turk, Adana Demirspor.
Portali spanjoll “futboldesdemallorca” shkruan se Moreno mund t’i japë përgjigje sot Kosovës, nëse do ta pranojë apo jo ofertën që thuhet se është 600 mijë euro në vit për të dhe për stafin e tij, përcjell “Gazeta Express”.
“Është e komplikuar, por jo e pamundur”, shkruan mediumi spanjoll rreth mundësisë që Moreno ta pasojë Primoz Glihën në krye të Kombëtares së Kosovës, e cila do ta kërkojë kualifikimin historik në Kampionat Botëror, pasi dështoi ta bënte këtë në dy Evropiane, ku i kishte mundësitë por që nuk diti t’i shfrytëzonte.
Ndërkohë, kreu i FFK-së, Agim Ademi ditë më parë u shpreh se 27-28 trajnerë kanë aplikuar për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...