Sot (e enjte), dy ditë pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës të fituar nga vendasit me rezultat 2-0, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet për pankartën dhe thirrjet “Kosova është Serbi”, por edhe për “Bessarabia e Rumanisë”, për shkak të së cilës mysafirët u larguan nga fusha dhe loja u ndërpre për 50 minuta.
Të martën mbrëma, ndeshja kualifikuese për Euro 2024 në “Arena Nationale” u ndërpre në mes të pjesës së parë pasi lojtarët e Kosovës dolën nga fusha për shkak të pankartës dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”.
Pas 50 minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi, por dukej qartë se ky skandal do të kishte pasoja këtë vjeshtë.
Sipas mediumit të njohur rumun Gsp.ro, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur hetimet dhe Rumania pritet të përballet me gjashtë akuza nga UEFA.
6 akuzat ndaj UEFA-s
Sipas Gsp.ro, sot (e enjte), dy ditë pas takimit të fituar 2-0 nga “trikolorët”, Komisioni Disiplinor me bazë në Nyon nisi hetimet për rastin e Kosovës. Sipas burimeve të Gazetës pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:
1.Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”)
2.Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme)
3.Sjellje raciste
4.Ndezja e fishekzjarrëve
5.Hedhja e objekteve në fushë
6.Bllokimi i zonave të aksesit publik./telegrafi
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë