Mediumi rumun Gsp.ro ka treguar se si Federata e Futbollit e Rumanisë (FRF) ka arritur të mbrohet dhe të marrë dënim të lehtë nga UEFA pas skandalit në ndeshjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka shpallur vendimin pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë, e cila përfundoi 2-0, por u ndërpre për 52 minuta nga gjyqtari francez Willy Delajod për shkak të mesazhit në tribuna dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”.
UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me një gjobë prej 52 mijë eurosh dhe në ndeshjen e ardhshme do të luajnë pa tifozë, përveç fëmijëve nën 14 vjeç, të organizuar në grupe dhe të shoqëruar nga një i rritur për 10 të mitur.
Gazeta rumune Gsp.ro zbuloi se si FRF e ndërtoi mbrojtjen e saj dhe pse dënimi i marrë nuk është aq drastik, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, departamenti juridik i FRF-së e bazoi mbrojtjen e tij në argumentin se mesazhet nuk ishin raciste apo ksenofobike, por një mesazh politik. Duke qenë se edhe shteti rumun është ndër ata që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Një tjetër pikë e mbrojtjes së UEFA ishte edhe fakti që pas rifillimit të lojës nuk pati më incidente.
Rumania kështu u përpoq të zvogëlojë “dëmtimin” e krijuar në këtë sezon nga grupi i tyre i tifozëve, i cili shkaktoi incidente të të njëjtit lloj edhe në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.
Për më tepër, Rumania është recidiviste, sepse u bënë thirrje edhe dhe në ndeshjen në shtëpi kundër Bjellorusisë (2-1). Për këto, UEFA kishte dhënë më parë një sanksion më të butë, mbylljen e një sektori prej 2000 vendesh gjatë ndeshjes me Izraelin (1-1).
Megjithatë, tani kishte shumë pak gjasa që të shpëtonin pa të paktën një ndeshje me dyer të mbyllura si vendas.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...