Kosova ka arritur një barazim të në fundin e ndeshjes ndaj Zvicrës me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
E mediumi i njohur zviceran, “Blick” ka kritikuar ashpër dyshes shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
“U fol shumë para kësaj ndeshjeje. Për lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës. Për faktin se në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me rrënjë nga Kosova. U fol shumë. Por sporti u diskutua vetëm pak paraprakisht”.
“Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i bëri thirrje ekipit të tij, tifozëve dhe mediave një ditë më parë: Le të jemi miq para dhe pas. Por në fushë, si në çdo ndeshje, shkojmë për tri pikë”, e nis artikullin Blick, shkruan telegrafi.
Paraqitje e zbehtë u cilësua nga ta paraqitja e Xhakës dhe Shaqirit.
“Ndryshe nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të zbehtë, Freuler mund të përqendrohet vetëm në sport para ndeshjes”, ishte kritika e Blick për dy yjet e tyre.
Freuler ishte vendimtar në dy golat e shënuar të Zvicrës, duke pasur paraqitje të mirë.
E pas ndeshjes, Granit Xhaka kritikoi paraqitjen e ekipit të tij, duke thënë se nuk ishin të koncentruar.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza