Gazetta dello Sport i ka njoftuar italianët me profilin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, që ka lindur në Angli nga prindër shqiptarë në vitin 2001, ndërsa ka karakteristikat e një qendërsulmuesi modern: fizik i fuqishëm, vrapim i shpejtë dhe finalizues i aftë.
Cilësi të ngjashme me ato të Victor Osimhen të Napolit, pasi për Brojën po flitet si pasardhës i tij te klubi italian.
Mediumi italian shkruan se drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, e ka identifikuar shqiptarin si një zgjidhje për sulmin, në momentin që De Laurentiis do të merrte një oferte monstruoze nga Liga Premier deri në 100 milionë euro për nigerianin. Arsenali, Manchester United dhe Newcastle po ndjekin nga afër zhvillimet për lojtarin nigerian.
Cilësitë e lojtarit
Armando Broja është në pronësi të Chelseat, por e huazoi për të dytin vit radhazi, fillimisht te Vitesse dhe më pas te Southampton. I lindur në vitin 2001, Broja ka lindur në Angli nga prindër shqiptarë dhe ka zgjedhur Shqipërinë si kombëtare.
I vënë re si fëmijë nga skautët e Tottenhamit, ai iu bashkua Chelsean në moshën 8-vjeçare. Broja ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i Bluve të Londrës, ku edhe është rritur në këtë akademi.
Ai ka kaluar disa momente të komplikuara në vitet 2018-2019, të cilat i kapërceu falë thirrjes së Shqipërisë U-19. Ai pastaj e merr debutimin e parë edhe me Chelsean kur skuadra udhëhiqej nga Frenk Lampard dy vite më parë.
Në verë ai shkon në Vitesse, ku i është besuar kujdesi i Tore Andre Flo, i cili punon në Holandë si vëzhgues për klubin anglez. Ish sulmuesi e udhëzon atë dhe shpesh dërgon përditësime për rritjen e Brojës në Londër. Shqiptari nga ana e tij fillimisht nuk donte të shkonte në Holandë.
Johannes Spors, tani drejtori sportiv i Genoas, duhej të punonte shumë për ta bindur Brojën. Më në fund lojtari dha dritën jeshile. Ai mendoi për idhullin e tij, Ronaldon (luajti te PSV): edhe për të Eredivisie kishte qenë një moment historik në karrierën e tij. Me fanellën e Vitesse ai shënoi 11 gola në 34 ndeshje, aq sa në moshën 20-vjeçare tregonte se ishte gati për një sfidë më të vështirë.
Në Southampton ai ka shifra të ngjashme si te Vitesse, me 9 gola në 35 paraqitje. Trajneri Hasenhuttl e pëlqen mënyrën e tij të lojës, por është e vështirë për të që të qëndrojë te Saints edhe për një sezon tjetër. Shumë klube tani janë vënë pas tij, me Chelsean që do të vendos në fund.
Rrethi
Familja e Armando Brojës luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e lojtarit. Në një intervistë nëna e tij Blerina e bëri të qartë se prioriteti i Armandos është që të ketë një farë vazhdimësie dhe se vendimi për të ardhmen do të merret nga e gjithë familja.
Ëndrra do të ishte të kthehej te Chelsea, ku megjithatë është dukshëm më e vështirë të gjesh hapësirë.
“Dua të provoj të kaloj Drogban. Do të jetë një sfidë, por ky është mentaliteti im”, kishte thënë ai vetëm një vit më parë, kur ishte te Vitesse.
Është ende herët, por sigurisht që nuk i mungojnë ambiciet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...