Google ADS

Mediet në Itali: Mandzukic duhet të zgjedh mes dy gjigantëve evropianë

20:46 | 9 Gusht 2019
A. B.

Juventus ka numër të madh të lojtarëve për fazën e sulmit, dhe dikush duhet të largohet deri në mbyllje të afatit kalimtar.

Emri më i përmendur është ai i Mario Mandzukic, e ardhmja e të cilit duket larg Torinos.

Lojtari fiton një pagë të madhe te Juventus, dhe kampionët e Serie A nuk duken të gatshëm të paguajë një shumë të madhe parash për një 33 vjeçar.

E ardhmja e Mandzukic raportohet të jetë mes dy skuadrave.

Janë Borussia Dortmund dhe PSG që kanë shprehur interesim për reprezentuesin kroat.

Interesimi i Dortmund për Mandzukic vjen prej muajsh, por lojtari po preferon kampionët e Francës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme