Google ADS

Mediet italiane: Napoli dhe Rrahmani arrijnë marrëveshjen e re

14:40 | 22 Prill 2023
K.B

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit edhe për disa sezone.

‘Napolitanët’ dhe Rrahmani sipas medieve italiane, tashmë kanë arritur marrëveshjen për kontratën e re.

Ylli i ‘Dardanëve’ do të vesh fanellën e Napolit deri në verën e vitit 2027 me opsion edhe për një sezon tjetër.

Rrahmani, i cili ka bërë një supersezon me skuadrën e Spallettit, në kontratën e re thuhet se do të përfitojë 2 milionë euro në vit.

Mbrojtësi kosovar me skuadrën nga ‘Armando Maradona’ është afër titullit të kampionit në Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme