Valmir Sulejmani po rikthehet te Hannover.
Kështu së paku raportohet në mediet gjermane, që bëjnë të ditur se sulmuesi nga Kosova ka kryer testet mjekësore te Hannover.
Sulejmani, në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Mannheim, duke luajtur në Ligën e Katërt dhe të Tretë gjermane. Edhe pse u ballafaqua me shumë lëndime, ai arriti të linte gjurmë në fushë, sa herë që paraqitej.
24 vjeçari Sulejmani, e njeh mirë ambientin te Hannover, duke qenë pjesë e kësaj skuadre për shumë vite, ku kishte mbërritur deri te skuadra A.
Te Hannover, ai do të gjejë Florent Muslijan, një tjetër talent nga Kosova.
Hannover është pjesë e Bundesligës 2, dhe paraqitjet e mira atje do t’i mundësonin një ftesë nga Bernard Challandes, për t’u rikthyer te Kosova.
Kujtojmë se Sulejmani ka qenë pjesë e Kosovës në ndeshjen historike të vitit 2014 kundër Haitit në ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...