Google ADS

Mediat turke konfirmojnë lëndimin e rëndë të Vedat Muriqit, do t’i mungojë gjatë Fenerbahces

18:11 | 22 Nëntor 2019
Arbresh Info

Vedat Muriqi ka pësuar ditë më parë një lëndim në sfidën mes Fenerbahces dhe Kasimpasas.

Në këtë takim sulmuesi kosovar shënoi dy gola, por lëndimi i pësuar i pamundësuan të paraqitet në dy ndeshjet vendimtare të Kosovës, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

E përditshmja turke Fotomac ka raportuar se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se Muriqi do të mbetet jashtë fushave për pesë javë dhe rikthimi i tij do të ndodh vetëm në muajin janar.

Reprezentuesi kosovar do t’i humbas tetë ndeshje të këtij viti me Fenerbahcen, gjashtë në kampionat dhe dy të tjera në Kupën e Turqisë.

Kampionati turk do të shkoj në pushim nga 29 dhjetori deri më 19 janar të vitit të ardhshëm.

E pikërisht më 19 janar Muriqi pritet të rikthehet në fushë ku Fenerbahce do të përballet në udhëtim me Gazintepsporin.

Prizrenasi këtë edicion ka qenë lojtari kryesor i Fenerbahces, pasi ka shënuar shtatë gola në kampionat duke bërë edhe një asistim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme