Carlo Ancelotti pritet të largohet nga roli i trajnerit të Real Madridit dhe të marr drejtimin e kombëtares së Brazilit, sipas raportimeve të fundit nga Spanja.
Burimë pranë Valdebebas kanë raportuar se 65-vjeçari, i cili ka një kontratë me Madridin deri në vitin 2026, tashmë i ka informuar pjesëtarët e skuadrës për qëllimin e tij për t’u larguar.
Ancelotti pritet ta përfundojë sezonin në La Liga para se të marr drejtimin e Brazilit në qershor, që do të thotë se ai nuk do të jetë i përfshirë në Kupën e Botës për Klube në verë.
Real Madridi do të duhet të emërojë një trajner të përkohshëm, me drejtorin Santiago Solari një kandidat i mundshëm ose një trajner të përhershëm, me Xabi Alonson që është favorit kryesor.
Djali i Ancelottit, Davide, ka vendosur që të ndjekë një karrierë si trajner kryesor dhe do t’i bashkohet babait të tij tek Brazili vetëm në rast se nuk merr ndonjë ofertë atraktive diku tjetër.
Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) ka qenë në ndjekje të Ancelottit për tash e sa kohë dhe ata kanë shpresë që italiani do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtë sapo të finalizohet largimi i tij nga Spanja.
Bisedimet po vazhdojnë dhe bisedime të mëtejshme pritet të zhvillohen më vonë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Ancelotti mund të nënshkruajë kontratën me Brazilin javën e ardhshme.
Në ndërkohë CBF kishte konsideruar gjithashtu edhe kandidatë të tjerë duke përfshirë Jorge Jesus, por Ancelotti kishte qenë objektivi i tyre kryesor.
Madridi tani do të fillojë kërkimet për një trajner të ri dhe Alonso i cili ka mbajtur kontakte me klubin gjatë muajve të fundit është një kandidat i fortë për të marr drejtimin e ‘Los Blancos’./Telegrafi/
Begaj: Pranimi në BE, mjet për stabilitetin në rajon
Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më p...
Erdogan: Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Dembele sërish flet për trofeun e ‘Champions-it’, lakmon ‘To...
Banorët e Mati 1 protestojnë për mungesë uji, KRU Prishtina ...