Mbrëmë është raportuar se spanjolli Roberto Moreno është në kontakte me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ky ishte lajmi i natës së djeshme, ndërsa mediat spanjolle kanë filluar raportimet, shkruan Arbresh.info.
“AS” ka raportuar se në garë për trajnerin përveç Kombëtares së Kosovoës janë edhe Adana Demirspor skuadër nga Turqia si dhe skuadra ruse, Sochi.
Moreno është fotografuar mbrëmë në Stamboll të Turqisë i shoqëruar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se a ka ndonjë marrëveshje mes palëve, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.
“Dardanët” kanë nda rrugët me selektorin Primozh Gliha, i cili erdhi në stolin e Kosovës pas shkarkimit të Alain Giresse. /Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...