Google ADS

Mediat serbe kërkojnë nga UEFA ta dënojnë, Daku: S’po më intereson, le të më dënojnë mua, vetëm Shqipërinë të mos e prekin

16:23 | 19 Shtator 2023
KRG

Mirlind Daku festoi golin me Shqipërinë kundër Polonisë, duke hequr fanellën.

Por në trupin e tij gjendej tatuazhi kushtuar Agim Ramadanit, ndërsa mediat serbe kanë kërkuar nga UEFA që t’i japin një dënim të rëndë Dakut.

Vetë sulmuesi i Shqipërisë ishte i ftuar në “Shqipëria LIVE”, teksa foli edhe për këtë çështje.

“Në fillim nuk e kisha mendjen te tatuazhi. Hoqa fanellën për të festuar golin. Më pas nisa të mendoja për tatuazhin dhe e bëra me shenjë nga ai.”

“Dënim nga UEFA? Nuk më intereson fare, le të më dënojnë, pa problem, unë i marrë përsipër të gjitha. Vetëm Shqipërinë të mos e prekin nga dënimet” – tha Daku.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme