Google ADS

Mediat serbe e quajnë provokim shqiponjën e shqiptarëve

22:26 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Mediat serbe nuk kanë mundur që të përballojnë disfatën nga kombëtarja e Zvicrës ku shkëlqyen yjet shqiptare.

Së pari ishte Granit Xhaka ai që shënoi pas 52 minutash lojë me një bombë që e pasoi me një festim spektakolar.

Së dyti ishte Xherdan Shaqiri i cili e dha nokautin ndaj Serbisë me një gol të bukur në kundërsulm.

Kjo nuk kaloi mirë, ku Kurir.rs e quajti të papranueshëm festimin e shqiptarëve.

“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.

Telegraf.rs fitoren e cilëson si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit.

Edhe B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqitparëve.

“Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.

Le ta cilësojnë si provokim, ky ishte festimi më i bukur në botë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme