Mediat portugeze mendojnë se kapiteni i tyre Cristiano Ronaldo duhet të lihet në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Francës në fazën çerekfinale. Sllovenia ishte fare pranë një fitore historike ndaj Portugalisë të hënën, por humbën pas ekzekutimit të penalltive me ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Cristiano Ronaldo vuajti shumë gjatë tërë ndeshjes, duke humbur disa mundësi të mira shënimi si dhe një penallti në kohën shtesë e cila padyshim do t’ia dhuronte fitoren Portugalisë.
Teksa Ronaldo shpërtheu në lot pas humbjes së penalltisë, ndërsa i tejkaloi emocionet dhe realizoi gjatë ekzekutimit të penalltive, shumë pyetje janë ngritur në aftësitë e 39-vjeçarit për të shënuar gola.
Mediat portugeze kanë thënë fjalën e tyre në lidhje me rëndësinë dhe vendin e kapitenit në ekipin e tyre”.
“Pasi i dhanë Ronaldos një notë 4/10, e përditshmja portugeze Publico ka raportuar: “Një tjetër paraqitje e dobët nga kapiteni. Njësoj si ndeshjen e kaluar, ai kaloi shumicën e kohës i shtrirë në fushë”.
“Ai pastaj mori vendime të këqija brenda zonës, pasime të këqija përballë portës, shkatërroi disa aksione dhe nuk ishte i saktë në finalizimin e aksioneve”.
“Çfarë do të ndodhte në rast se Ronaldo do hynte nga banka rezervë, i freskët edhe me sllovenët të lodhur? Nuk do ta dimë kurrë”.
Nga kritikat nuk u kursye aspak as mediumi tjetër i njohur portugez A Bola, sipas të cilëve Ronaldo tregoi shenja ankthi njësoj si në Katar.
“Është e vërtetë që Jota e izoloi Ronaldon dhe ishte ai i cili vuajti nga penalltia që Ronaldo pastaj e humbi”.
“Por këto ndryshime, teorikisht me qëllimin që të krijojnë superioritet numerik në sulmin e Portugalisë ndaj mbrojtjes sllovene, shërbeu si një imazh i një ekipi i cili nuk ka gjetur formën dhe kjo jep shenja të ankthit të Cristiano Ronaldos”.
“Është e ngjashme me atë që ndodhi në Botërorin e Katarit, aty ku lotët e Ronaldos në fund të ndeshjes ndaj Marokut u shpërndanë në tërë botën”, thuhej në publikimin e tyre./telegrafi
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...