Mediat në Maqedonia ‘çmenden’ pas fotos së Canës dhe Luliqit me shqiponjë (FOTO)

22:36 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Disa media në Maqedoni kanë dalë kundër shqiptarëve duke publikuar shkrime, të cilat kanë për qëllim të shtojnë urrejtjen ndaj personaliteteve shqiptare.

Gazeta “Vecer”, e cila njihet për politikat e saj redaktuese, në një shkrim të botuar sot godet futbollistin shqiptar Lorik Cana, duke e quajtur si mbështetës të, siç citohet në shkrim, kriminelit Ramush Haradinaj dhe pavarësisë së Kosovës, njofton INA.

Në këtë artikull goditet edhe lojtari i kombëtares boshnjake, Senad Lulic, i cili në një takim me Lorik Canën ka bërë një foto me shqiponjën dy krenare.

283416

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme