Mediat në Itali dhe Spanjën raportojnë se Juventusi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Arthur Melos.
Zonja e Vjetër do t’i ofrojë shërbimet e Miralem Pjanicit dhe 10 milionë euro për të transferuar mesfushorin brazilian.
Boshnjaku është pajtuar që të kalojë në Camp Nou, derisa Arthur kishte refuzuar të bënte një gjë të tillë në të kaluara.
Mirëpo, sipas asaj që raportojnë Sky Sport Italia dhe Diario AS, Juventusi ka arritur të bind mesfushorin që të kalojë në Torino me një pagë prej pesë milionë eurosh në sezon dhe bonuset.
Problemi kryesor ka qenë Arthur, i cili që nga fillimi i negociatave kishte konfirmuar se nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou.
Ai mbushë 24 vite në gusht dhe u bashkua me Barcelonën nga Gremio për 31 milionë euro në verën e vitit 2018.
Në 26 ndeshje konkurruese deri më tani këtë sezon, Arthur ka shënuar katër gola me ka bërë katër asistime. /Telegrafi/
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga