Kosova në momentet të fundit të ndeshjes është privuar prej fitores kundër Danimarkës.
Danezët barazuan rezultat 2:2 në kohën shtesë kundër “dardanëve” në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit
Kjo ka bërë që shumë media daneze të kryqëzojnë lojtarët e kombëtares së tyre duke e quajtur të turpshme paraqitjen në Prishtinë.
“Mirë! Danimarka shmangi poshtërimin” dhe “Përpjekjet e dobëta daneze në Kosovë” ka vendosur si tituj në shkrimet e tyre gazeta elektronike “ekstrabladet.dk.”
Edhe mediumi “ekstrabladet” ka vendosur titullin “Turp Danimarkë”, ndërsa “BT” ka shkruar se Danimarka pati paraqitje të dobët.
Gjithashtu është lavdëruar edhe paraqitja e mirë e futbollistëve tanë, të cilët befasuan të gjithë me lojën briliante.
Ndryshe, Kosova të hënën do të takohet me Bullgarinë në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...