Mediat britanike raportojnë se Manchester United druhet se Alexis Sanchez nuk do të gjejë rehati në klub dhe do të dështojë mu si Angel Di Maria.
Superylli kilian, 29-vjeëar, u transferua në janar në United nga Arsenali dhe u bë lojtari më i paguar me 687 mijë euro në javë, por deri tani ka dështuar të ketë çfarëdo ndikimi në fushë, transmeton Express.
Daily Mail raporton se Sanchez është figurë e izoluar në United – shpesh shihet duke ngrënë i vetëm në bufe.
Një burim brenda klubit i ka thënë tabloidit britanik: “Ai duhet si dikush që nuk dëshiron të jetë këtu”.
“Asgjë nuk duhet në rregull dhe ai duket si një djalosh i humbur. Njëjtë i pati ndodhur Di Marias”, shtoi ai.
Di Maria iu bashkua Unitedit në vitin 2014 për një shumë rekord britanik 68 milionë euro, por dështoi t’i përshtatej jetës në “Old Trafford”.
Pas vetëm një viti, ai u transferua në Paris Saint-Germain për 50 milionë euro.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...