Njoftimi për trajnerin e ri të kombëtares braziliane mund të zgjasë ende, por javët e fundit negociatat kanë hedhur hapa të rëndësishëm.
Federata e Futbollit të Brazilit përmes ndërmjetësve mësoi se Carlo Ancelotti, trajneri aktual i Real Madrid, mirëpret mundësinë e marrjes së kombëtares braziliane pas përfundimit të sezonit, në qershor.
Presidenti Ednaldo Rodrigues planifikon një takim gjatë muajit shkurt me presidentin e klubit spanjoll, Florentino Perez, për të zyrtarizuar një propozim.
Kontrata e Ancelotti me Realin është e vlefshme deri në mesin e vitit 2024. Më parë, Ancelotti e ka mohuar një kalim një postin e trajnerit te kombëtarja e Brazilit, por kohët e fundit gjërat nuk po shkojnë mirë për të te Real Madrid, pasi klubi spanjoll nuk ka patur shumë rezultate pozitive siç priteshin./ h.ll/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës