Mediat botërore sulmojnë gjyqtarin Kassai, si e komentojnë het-trikun e Ronaldos

11:57 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Crisitano Ronaldo dhe Viktor Kassai janë “lojtarët e mëdhenj” në shtypin europian.

Në Gjermani ata janë “mallkim”, teksa portugezi shënoi mbrëmë tre gola, i ndihmuar edhe nga vendimet e arbitrit hungarez, që mori kritikat më të ashpra nga Italia. Bild Fußball (Berlin) – “Mallkimi Cristiano! Është e hidhur. Bayern bie në çerekfinale të Champions League kundër Realit. Superylli Cristiano Ronaldo shënoi tre gola për të përfunduar 4:2, pas kohës shtesë.”Bild (Berlin) -“Eliminimi më i hidhur i Bayernit. Gabime të trasha arbitrale, gola jashtë loje.

Të gjitha këto shkatërruan ëndrrën “hat-trick” të bavarezëve. Çfarë vendimesh, në mënyrë të gabuar”.Süddeutsche Zeitung – “Ronaldo shkatërron shpresat e Bayernit. Me pesë gola në të dyja çerekfinalet, lojtari i Real Madridit ka vendosur kualifikimin e të tijve. Sidoqoftë, arbitri luajti një rol kyç në rezultatin dramatik 4-2. Cristiano Ronaldo shënoi tre gola në “Bernabeu”, njëri prej të cilëve në pozicion jashtë loje (2-2)”. Die Welt: Cristiano Ronaldo u bë makthi i Bayernit. Thuajse i vetëm, sulmuesi portugez eliminoi Bayernin. Ylli i Real Madridit shënoi pesë gola në të dyja ndeshjet, raporton telesport. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pati fjalë emocionuese për të”.Kicker.de: Cristiano Ronaldo përfundon ëndrrën e Bayernit në Champions. Pas disavantazhit 1:2, para tifozëve të vet, kampionët gjermanë ishin gati të bënin të papriturën ndaj Real Madridit, në çerekfinalen e kthimit, por do t’i thonin lamtumirë e Championsit, kur rezultati shkoi 4:2 në kohën shtesë. Lojtari vendimtar për Realin ishte përsëri Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tre gola, më vendimtari prej tyre ishte “offside”.SportBild.de: Ronaldo shkatërron ëndrrën e Bayern Munih. Është e hidhur, sepse lojtarët bavarezë u treguan luftëtarë të mëdhenj. Bayern ishte i tronditur nga goli “offside” i “tregolëshi”-it Cristiano Ronaldo”. Corriere dello Sport: – Skandal Real. Arbitri eliminon Bayernin e Ancelottit.

Grotesk dëbimi nga fusha me karton të kuq i Vidal, ndërkohë që Casemiro është falur nga arbitri hungarez. Ronaldo bëri het-trik, por nënshkroi golin më vendimtar, që ishte “offside” e pastër. Farsë e Real Madridit”.Tuttosport: Reali i ndihmuar nga arbitrat eliminon një Bayern të madh. I padrejtë kartoni i kuq për Vidal dhe dy gola “offside” nga Ronaldo. La Gazzetta dello Sport: Ronaldo dhe helm. Arbitri Kassai ishte katastrofë. Bayern u la pa të drejtë me 10 lojtarë në fushë. Dy gola “offside” në favor të madrilenëve. L’Equipe: Cristiano Ronaldo dërgon në gjysmëfinale të Champions-it Real Madridin, pas një ndeshjeje të çmendur kundër Bayern Munih. Gjithçka ndodhi në 120 minutave lojë. Ronaldo bëri het-trik, ndërsa arbitrimi i Viktor Kassai ishte i diskutueshëm”.The Guardian: Një “het-trik” i diskutueshëm i Ronaldos rikthen në terezi Real Madridin. Portugezi shënoi dy gola “offside”, pasi Arturo Vidal u dërgua për fat të keq jashtë fushe me karton të kuq. Real Madridi ndëshkoi në kohë shtesë. The Daily Telegraph: Vendimet e arbitrit e shpërqendruan vëmendjen nga “het-trik” i Cristiano Ronaldos. Një lojë e shkëlqyer, kaotike, dramatike, madje epike, por edhe jashtëzakonisht e diskutueshme. Ronaldo bëri histori, por brenda një viti do të ndjehet çfarë lloji ndeshjeje do të kishte qenë, nëse “VAR” do të ishte futur më parë në përdorim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme