Xhudistja nga Peja e filloi mirë rrugëtimin e saj për te medalja e artë, pasi i fitoi të tri përballjet në mënyrë të pastër, duke e përmbyllur mjaft mirë edhe finalen.
Për këtë triumf të Distrisë, shumë media ndërkombëtare gjetën hapësirë që të shkruajnë për medaljen e artë të parë për Kosovën në këto Lojëra Olimpike.
Reuters shkruante: “Distria ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në xhudo në Tokio 2020”. Një titull të tillë e kishte edhe The Washington Post: “Kosova përshëndet medaljen e artë të Krasniqit në xhudo në Lojërat e Tokios”.
Për fitores e Distrisë ka shkruar edhe Associated Press, duke e përmbledhur më shumë garuesit që morën medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike.
Kujtojmë se Pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.
Xhudistja jonë u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe. Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti për ta bërë krenare gjithë Kosovën.
Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rru...
Shtëpia e Bardhë thotë se ndihma e re për Ukrainën është rru...
Mosbindja civile zhvendoset në Shkodër, nis marshimi i prote...
A janë kosovarët të varur nga ChatGPT?
Trashëgimia etnokulturore e Musine Kokalarit do të ekspozohe...
Haradinaj nderon heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu: Ndër ...