Media franceze: Messi ka arritur marrëveshje me PSG-në

13:33 | 10 Gusht 2021
A. B.

Mediat franceze e bëjnë fakt të kryer kalimin e Lionel Messit tek PSG. Sot L’Equipe shkruan se marrëveshja mes klubit dhe lojtarit është arritur.

“Avioni i tij pritet këtë të martë në fillim të pasdites në Paris. Ai duhet të kalojë ekzaminimin mjekësor në fund të ditës dhe pastaj të nënshkruajë kontratën e tij dyvjeçare (plus një vit si opsion)”, shkruan kjo media.

Po ashtu pritet që nesër Messi dhe zyrtarët e klubit të kenë një konferencë për mediat të mërkurën.

Messi pritet që të ketë një pagë 35 milionë Euro në sezon, plus bonuse që mund të ketë nga sponsorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme