Edhe pse Paris Saint-Germain arriti të fitonte 2-1 me përmbysje në shtëpi kundër Lyon të dielën, Lionel Messi është kritikuar nga mediat lokale për shkak të reagimit të tij kur Mauricio Pochettino vendosi për të zëvendësuar atë 15 minuta para fundit, kur rezultati ishte ende 1:1.
Messi filloi së bashku me Neymar dhe Kylian Mbappe për PSG për herë të dytë radhazi, por ai u zëvendësua nga Achraf Hakimi në pjesën e dytë.
Duke analizuar lojën e ish-kapitenit të Barcelonës kundër Lyon, media e madhe franceze, Le Parisien e etiketoi sulmuesin argjentinas si “të herëpashershëm”.
“Koha e tij në Paris do të jetë më e komplikuar nga sa pritej,” vazhdoi analiza e gazetës.
Media e madhe franceze nuk përmbahet, e kritikon ashpër Messin
“Messi po thahet. Duke e sillur kokën poshtë e lart, ai ecën dhe nuk ndikon më në lojë.”
Pavarësisht se ka luajtur vetëm ndeshjen e tij të parë në Parc des Princes, Messi tashmë ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij të fundit me PSG./GE/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...