Google ADS

Medalja e parë e artë për britanikun Mo Farah

11:25 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info

Britaniku Mo Farah është fitues i medaljes së parë, të artë në Botërorin e atletikës “Londër 2017”.

Farah triumfoi në pistën e 10 mijë metrave, duke mbrojtur titullin e fituar 2 vite më parë në Pekin.

Në vendin e dytë u ndal Xhoshua Çeptegei nga Uganda para Poll Koptegiç Tanui nga Kenia.

Sot është dita e dytë e garave në Londër, në të cilën do të ketë 4 finale në displinat: hedhja e diskut, kërcim në gjatësi, 100 metra tek meshkujt dhe 10 mijë metra te femrat. Në pistën e 100 metrave pritet që të paraqitet edhe Usein Bolt, për të cilin ky është Botëroi i fundit .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme