Matvei Petrov i solli një tjetër medalje Shqipërisë në gjimnastikë.
32-vjeçari u rendit i treti në Kupën e Botës të zhvilluar në Azerbajxhan dhe meritoi bronzin.
Në garën e mbajtur të dielën në Baku, Petrov mori 14,766 pikë, duke u ngjitur në podium sëbashku me Nariman Kurbanov të Kazakistanit dhe Rhys Mc Clenaghan të Irlandës.
Me këtë rezultat Matvei Petrov siguron një vend në Kampionatin Botëror të gjimnastikës që do të zhvillohet nga 30 shtatori deri në 8 tetor në Antverp të Belgjikës.
Ai përfaqëson Shqipërinë prej vitit 2018 kur vendosi të mos garojë më për Rusinë, vendlindjen e tij. Petrov është shpallur kampion Europe në vitin 2020 dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021./tvklan.al
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”