EFC (Eagle Fighting Championship) që zhvillohet në Rusi, kampionat në MMA, ofroi një luftë jo të barabartë, ku u ndeshën luftëtarja Alexandra Stepakova me peshë rreth 60 kilogramë kundër Grigory Chistyakov, i cili peshon 240 kg.
EFC është e njohur për luftërat e pazakonta, ndaj pak ditë më parë patëm mundësinë të shikonim një duel mes një 75-vjeçari dhe nipit të tij 18-vjeçar kundër një gruaje.
Fansat tani u ‘mahnitën’ sërish kur ata panë luftën mes “gjigantit” 240 kg kundër një femre shumë më të lehtë në peshë.
Kuptohet, Chistyakov kaloi pjesën më të madhe të luftës duke ndjekur Stepakov, i cila bëri çmos për të qëndruar në distancë dhe për t’i bërë ballë sulmeve të tij.
Mirëpo, në disa raste ajo nuk arriti ta pengojë Chistyakovin që ta godasë atë.
massive Grigory Chistyakov vs female strawweight Aleksandra Stepakova ends in a decision. you can see on Aleksanda face no fake punches here . #popMMA pic.twitter.com/5kh3rKEl64
— Matysek (@Matysek88) February 9, 2022
Duke gjykuar nga fytyra e saj, goditjet ishin vërtet reale dhe në fund Chistyakov festoi me vendim unanim të gjyqtarit pas tre raundeve.
Shumë tifozët të MMA nuk mund të fshehin zhgënjimin e tyre me miratimin e këtij meçi.
Eagle Fighting Championship ( EFC ) është një kompani promovuese e arteve marciale të përziera e krijuar në vitin 2020 nga ish- kampioni i peshave të lehta të UFC , Khabib Nurmagomedov .
U riemërua në Eagle Fighting Championship (EFC) pasi Khabib bleu Gorilla Fighting Championship (GFC) për 1 milion dollarë.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve