Si një tifoz i Arsenalit, Anthony Joshua mund të detyrohet të qëndrojë jashtë stadiumit Wembley për të kaluar në Twickenham për shkak të rivalit të “Topçinjve” – Tottenhamit.
Kampioni në IBF dhe WBA kërkon meçe unifikuese në vitin 2018 kundër Joseph Parker dhe Deontay Wilder por duket se do të humbas stadiumin lokal ku shënoi fitoren e jashtëzakonshme ndaj Wladimir Klitschkos, transmeton portali arbresh.info.
“Spursët” kanë kaluar në Wembley derisa stadiumi i tyre White Hart Lane është duke u ndërtuar dhe diçka e tillë ka shkatërruar planet e Anthony Joshuas për tu rikthyer në skenë ku mori triumfin më të madh
Dhe, promotori Eddie Harn ka zbuluar që shtëpia e ragbit në Angli është hapi tjetër i madh kur 82 mijë tifozë mund të shikojnë londinezin duke shtuar koleksionin e tij.
“Wembley është një vend vështirë për tu arritur këtë vit. Ne tashmë keni qenë në kontakt me ata dhe opsionet nuk janë të mira”, ka thënë Hearn.
“Ne sigurisht që dëshirojmë stadiumin më të madh të mundshëm dhe nëse Wembley nuk është në dispozicion atëherë Twickenham do të jetë tjetri”
Anthony Joshua i dha fund karrierës së Wladimir Klitschkos para 90 mijë tifozëve në Wembley./arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...